E shtunë, 17 Maj, 2025
16.3 C
Skopje

“Mos pini ujë nga e njëjta shishe plastike”, studiuesit lëshojnë alarmin

Shkencëtarët vazhdojnë studimet mbi ndikimin që ka konsumimi i ujit të ambalazhuar në plastikë për shëndetin. Një studim i fundit nga shkencëtarët kinezë, i publikuar në “Communications Biology”, ka nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të mikroplastikës që përthithet përmes ujit të ambalazhuar. Sipas këtij studimi, shishet plastike janë burimi kryesor i mikroplastikës që hyjnë në organizmin e njeriut. Përveç kësaj, ato transportojnë një ndotës të njohur si benzopiren, i cili është toksik dhe gjendet në mjedis.

Studimi thekson se këto grimca plastike, pasi thithen përmes sistemit tretës, mund të dëmtojnë organet e brendshme, veçanërisht murin e zorrëve dhe veshkat, duke shkaktuar inflamacion dhe pasoja të rënda për shëndetin.

Mikroplastika ka një madhësi shumë të vogël, rreth pesë milimetra, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë eliminimin e saj. Ajo gjendet jo vetëm në ujë, por edhe në ushqime, dete dhe oqeane. Në shumicën e rasteve, mikroplastika krijohet nga copëzimi i mbetjeve plastike më të mëdha. Si alternativa ndaj ujit të ambalazhuar, rekomandohet përdorimi i shisheve të ripërdorshme dhe filtrimi i ujit të rubinetit. Gjithashtu, shmangia e plastikës njëpërdorimshme dhe përdorimi i ambalazheve të ripërdorshme mund të ndihmojë në reduktimin e ndotjes plastike dhe mbrojtjen e shëndetit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm