E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Mot me borë me temperatura nën zero

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me borë kryesisht në pjesët jugore dhe jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike

 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga -3 deri në 3 gradë.

Në Shkup mot me vranësira dhe ftohtë me kushte për rënie të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -3, ndërsa maksimalja do të arrijë 3 gradë.

Sipas DPHM-së në ditët në vijim na pret mot stabil dhe i ftohtë, me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat për shkak të kthjellimit plotësisht do të bien dhe në disa vende do të bien nën -10 gradë.

Nga mesi i javës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm