E enjte, 27 Mars, 2025
10.8 C
Skopje

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 4 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri 27 gradë.

Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 27 gradë.

Sipas informacioneve të DPHM-së, edhe të shtunën do të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë me erëra të forta jugore (mbi 60 km/h). Të dielën, lokale, ndërsa të hënën në shumë vende do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe bubullima, afatëshkurtër në formë stuhie.

Të martën priten reshje lokale shiu, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe temperaturat ditore do të zbresin nga 7 deri në 10 gradë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm