E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

MPB: Përfunduan të gjitha kontrollet, në të gjitha rastet paraqitjet janë të rrejshme nëpër shkolla

Ministria e Punëve të Brendshme sot pasdite kumtoi se policia i ka përfunduar të gjitha kontrollet pas paraqitjeve të marra për bomba të vendosura në shkolla dhe u konstatua se në të gjitha rastet bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme.

“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë ditës i përfunduan të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me paraqitjet e shumta elektronike për gjoja mjete të vendosura shpërthyese në shumë shkolla fillore dhe të mesme në shtet, me ç’rast u konstatua se në të gjitha rastet bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme”, thekson MPB.

Ministria informon se pas paraqitjeve me kërcënime që sot në mëngjes shkolla i morën përmes rrugëve elektronike, u formua edhe shtab operativ dhe u angazhuan të gjitha shërbimet kompetente dhe profesionale policore për shkak të “veprimit efikas, të planifikuar dhe të koordinuar”.

“Ministria edhe njëherë u bën thirrje qytetarëve për evitim të çfarëdo lloj dezinformatave dhe spekulimeve lidhur me këtë dukuri”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm