E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Mungesa e autobusëve në Haraçinë, Ibrahimi po pret përgjigje nga Qyteti i Shkupit

E mungesa e transportit publik po e vështirëson edhe jetën e banorëve të Haraçinës, thotë kryetari i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi

 

Sipas tij, disa studentë nga kjo komunë në periferi të Shkupit, i kanë ndërprerë studimet në universitare nga mungesa e autobusëve. Ibrahimi tregoi se kanë dërguar e-maile zyrtare në kabinetin e Qytetit të Shkupit, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje për ndonjë zgjidhje për transportit publik.

“Në këtë rast është e pakuptimtë që të kemi obligime financiare dhe mos ta kemi shërbimin që realisht duhet me ligj të mbulohet pjesa e komunës tonë.

Jam detyruar që të organizohemi ne si komunë këtë shërbim për qytetarët por është e pamundur për shkak se edhe kufizohemi me komunat tjerat, siç është komuna e Gazi Babës, Qendër, përderisa në mes këtyre komunave nuk kemi një bashkëpunim është e pamundur ne si komunë t’i shërbejmë qytetarët, të jemi kështu të varur dhe në asnjë mënyrë për ta zgjidhur këtë problematikë të banorëve tanë”, shtoi Ridvan Ibrahimi, kryetar i komunës së Haraçinës. (Tv21)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm