Shkup, 8 nëntor – Nafi Durmishi do të jetë bartës i listës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Njësinë e tretë zgjedhore, merr vesh gazeta KOHA. Durmishi, mjek me profesion, është nga fshati Jabollçisht i Velesit. Në ndërkohë, në parti akoma po vazhdohet me kalkulimet e emrave të kandidatëve që do të grumbullojnë më shumë vota në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Tani për tani, i sigurt është vetëm emri i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti si bartës i listës në Njësinë e gjashtë zgjedhore.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër