E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Nard Ndoka: SHBA po negocion me Ramën shtyrjen e zgjedhjeve për në tetor dhe krijimin e një qeverie teknike

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është shprehur se qeveria e SHBA-ve ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri për në tetor dhe krijimin e një qeverie teknike për realizimin e tyre.

Komentet Ndoka i bëri në ‘Ditari i Mesditës’ me gazetaren Denisa Pasholli në A2 CNN, ku tha se këtë gjë e ka kërkuar administrata e mëparshme amerikane, e drejtuar nga Presidenti Joe Biden.

Ai shtoi se me Trump realiteti botëror, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, do të vijojë të ndryshojë për mirë.

Ndoka foli edhe për sanksionimin nga SHBA të një organizate kriminale shqiptare të kokainës, që sipas tij, ka rrënjët deri në Kryeministri.

“Trump po ndryshon botën. Ai bën çdo minutë një lëvizje për ndryshimin e këtij realiteti dhe për fatin e mirë tonin përfshihet edhe Shqipëria. Nuk është se është vëmendja vetëm te Shqipëria, por ai e ka me gjithë botën. Edhe pjesa e administratës që ishte më parë, padiskutim që kishte një axhendë të tillë. Kërkonin rotacionin, kërkonin që data e zgjedhjeve të shtyhej. Dhe kjo është e negociuar edhe me kryeministrin Rama.(A2cnn)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm