E enjte, 6 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Ndalohet një person në Gostivar, dyshohet për “fajde”

SPB Tetovë njofton se kanë ndaluar një person në Gostivar i cili dyshohet për “fajde”

 

“Me datë 08.08.2024 në ora 23:40 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.D.(69) nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ,,fajde”. Më herët, në orën 17:30, ai është raportuar nga L.B. (34) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit se së bashku me F.M. babait të tij G.B. në vitin 2010 i kanë dhënë një shumë më të madhe parash me hua dhe më pas e kanë detyruar të paguajë dyfishin e shumës.

Siç raportohet, pasi L.B. ka paguar borxhin e të atit, i kanë kërkuar më shumë interes dhe e kanë kërcënuar nëse nuk e paguante.

I njëjti është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit për procedurë të mëtutjeshme dhe ndaj tij do të përpilohet parashtresë përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm