E martë, 11 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Ndalohet një person nga Gostivari dyshohet për “vjedhje të rëndë”

Dje në ora 14:45 në Gostivar, zyrtarë policorë të Drejtorisë së Policisë së Gostivarit, kanë hequr nga liria 34-vjeçarin banues të Gostivarit S.M., i dyshuar për “vjedhje të rëndë” nga një shtëpi në ndërtim e sipër.

Siç njoftoi MPB-ja, ai dyshohet se ka kryer “vjedhjen e rëndë” në periudhën prej 13 qershorit deri në orën 12:50 të pasdites, gjatë së cilës ka marrë disa sende.

“Sendi i vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm