E premte, 20 Qershor, 2025
25.8 C
Skopje

Ndalohet një shofer në Strugë, drejtoi makinën me 2.61 promil alkool në gjak

MPB Maqedoni njofton se dje (10.06.2025) në orën 20:00 në rrugën rajonale Strugë – Dibër, në vendin e quajtur “Korea”, oficerë policie nga Departamenti i Policisë Veleshtë e privuan nga liria D.B. (60) nga fshati Piskupshtina, rajoni i Strugës.

Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, oficerët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh “Zastava” me targa të Strugës, të cilin ai po e drejtonte dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.61 promil alkool në gjak”.

“Ai u largua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i një automjetit””, thonë nga MPB.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm