E shtunë, 22 Mars, 2025
16.8 C
Skopje

Ndalohet për 48 orë personi i dyshuar për grisjen e Kuranit

Personi me inicialet I.P i cili dyshohet se ka grisur librin e shenjtë Kuranin është ndaluar me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Specila, Liridona Kozmaqi.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur konfirmoj se me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar një person me inicialet I.P. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale- Nxitja e përçarjes dhe mos durimit, e sanksionuar me nenin 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë fazë ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik”, ka thënë Kozmaqi.

“Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ”, thuhet në njoftimin e Policisë.(Indeksonline)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm