E diel, 26 Janar, 2025
1.8 C
Skopje

Ndërroi jetë Zhan Mari Le Pen

Zhan Mari Le Pen, themeluesi i partisë ekstreme djathtiste franceze, Fronti nacional, ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare, lajmëron Skaj Njus.

Le Pen e tronditi establishmentin politik të Francës kur papritur arriti në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundër Zhak Shirkaut në vitin 2002, me përzierjen e tij luftarake të populizmit dhe karizmës.

Më vonë u tërhoq, ndërsa vajza e tij, Marin Le Pen e trashëgoi në krye të partisë në vitin 2011. Prej atëherë, ajo tre herë kandidoi për presidente dhe e shndërroi partinë, tani të quajtur Tubimi nacional, në një prej forcave kryesore politike në vend.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm