E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Ndërron jetë Tahir Hani

Ali Ahmeti në rrjetin social ka njoftuar për vdekjen e bashkëpartiakut të tij Tahir Hani.

“Tahir, herët na le more burrë.

U mërzita fort për Tahir Hanin, veprimtarin e ditëve të para të rezistencës kombëtare dhe patriotin e pa shoq.

Tahiri tërë jetën ia kushtoi kombit shqiptar dhe punoi çdo ditë pa e kursyer vetën për ta parë kombin tonë në rrugë të drejtë.

Familja dhe shokët të janë krenarë për Tahirin, për jetën dhe veprën e tij, për emrin dhe shembullin që po lë pas vetes.

Ngushëllime familjes, miqve, të gjithë neve për këtë humbje të parakoheshme të një patrioti të dergjur burgjeve jugosllave.

Cimo, do të të kujtoj përherë, pastë dritë shpirti yt!”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Tahir Hani ka lindur nga Struga, ndërsa ka qenë i burgosur politik në vitet Maqedonisë Socialiste. Pas luftës së vitit 2001, konkretisht me ardhjen e BDI-së në pushtet, ka ushtruar detyra të rëndësishme shtetërore. Nga ministër, zëvendësministër e deri Sekretar në Qeveri. Së fundmi, ka vuajtur nga sëmundje e pashërueshme.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm