E hënë, 17 Shkurt, 2025
0.8 C
Skopje

NDËSHKIMI TRUPOR TE FËMIJËT: “Disiplina” që sjell pasoja

Shumë shpesh prindi e cilëson ndëshkimin si rrugën e fundit për të komunikuar me fëmijën. Është e thjeshtë, nuk është rrugë, është një kurth i vërtet ku pasojat do jenë të shumëfishta për të dyja palët”, potencon Destani

 

Besa IBRAIMI

Shkup, 17 maj- Shumë prindër si alternativë për disiplinim apo edukim të fëmijëve e përdorin dhunën fizike të njohur si ndëshkim trupor, i cili përveç që shkakton dhimbje fizike shkakton edhe lëndim emocional.Sipas shkrimtares L.R.Knost: “Disiplinë do të thotë të ndihmosh një fëmijë të zgjidhë problemin, përderisa ndëshkim do të thotë ta bësh një fëmijë të vuaj për një veprim të bërë. Për të rritur fëmijë të shëndoshë, përqendrohuni në zgjidhje, jo në ndëshkim”, shkruan ajo në një nga librat e saj mbi prindërimin.Sipas Edlira Destanit, psikologe klinike, ndëshkimi trupor asnjëherë nuk është zgjidhja e duhur për disiplinimin e fëmijëve.

Ajo për gazetën Koha tha se “Fëmija e disiplinuar përmes ndëshkimit trupor do të fitoj trauma, do të ketë vetëbesim të ulët, do ta humbas respektin për të tjerët, ku pasojat e detajuara do reflektohen në sjelljen e fëmijës”, theksoi Destani.

“Fëmijët, ashtu si edhe të rriturit, ndëshkimin trupor e lexojnë si dhunë dhe në të vërtet është dhunë. Në këtë mënyrë ata do kenë një metodë të papërshtatshme për të ‘disiplinuar’ veten apo të tjerët”, tha psikologja duke shtuar se vetëm dhunë do të gjenerohet në përpjekjet e tyre për të bërë drejtësi mes fëmijëve ose në një të ardhme mes të rriturish. “Shumë shpesh prindi e cilëson ndëshkimin si rrugën e fundit për të komunikuar me fëmijën. Është e thjeshtë, nuk është rrugë, është një kurth i vërtet ku pasojat do jenë të shumëfishta për të dyja palët”, potencon Destani.

Në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve thuhet se “Mbrojtja e fëmijëve arrihet me sigurimin e kushteve dhe nivelin e standardit të jetesës që korrespondon me nivelin fizik, mendor, zhvillimin emocional, moral dhe social të fëmijëve”. Studiuesit theksojnë se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe duan ta bëjnë të qartë se goditja mund të ndikojë ndryshe tek secili fëmijë. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm