E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Ndodh në Slloveni! Qytetari gjobitet me 1300 euro për parkim të paligjshëm!

Një shtetas nga Sllovenia ka parkuar automjetin e tij të tipit Land Rover mbi një sipërfaqe me bar në territorin e Komunës Punat, në ishullin Krk. Komuna ka reaguar menjëherë duke vendosur një gjobë në vlerën prej 1300 eurosh. Përveç kësaj, autoritetet komunale kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar pronarin e automjetit, me qëllim që të mund të ndërmarrin një procedurë ligjore për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj pronës publike.

“Në mungesë të të dhënave nga policia mbi pronësinë e mjetit, ftojmë cilindo që ka informacion për pronarin ose drejtuesin e automjetit të kontaktojë shërbimet komunale, në mënyrë që të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm ligjorë për kompensimin e dëmit”-thuhet në njoftimin e Komunës Punat.

Trafiku i së dielës së Pashkëve u ndërpre në një autostradë pranë Lancasterit të Anglisë, pas një aksidenti. Bëhet fjalë për një aksident i cili thuhet se bllokoi qindra makina dhe shkaktoi vonesa të gjata të trafikut në zonë. Korsitë ishte thënë se do të qëndrojnë të mbyllura për orë të tëra dhe shoferët duhet të përdorin rrugë të tjera. Por ajo çfarë ra në sy në këtë situatë ishte se njerëzit, përkatësisht shoferët, të gjendur në një situatë të tillë gjetën kohë të luajnë futboll.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm