E diel, 20 Prill, 2025
17.8 C
Skopje

Në “Alo mjek” për një javë 1.212 thirrje

Në linjën telefonike për këshillë mjekësore “Alo mjek” gjatë shtatë ditëve të fundit (prej 7 deri 13 nëntor) ka pasur 1.212 thirrje, kumtoi Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Prej 15 shtatorit të vitit 2014, kur filloi me punë linja, deri më tani ka pasur 119.275 thirrje.

Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptomash të përkeqësimit të shëndetit.

Njëzet e pesë mjekë janë në dispozicion për këshillë mjekësore për paraqitjet të cilat janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë. Lajmërimet më shpesh janë për këshilla lidhur me simptoma kardiovaskulare dhe respiratore, dhimbje koke, ftohje sezonale dhe dhimbje simptomatike.

Personave të cilët kërkuan ndihmë shëndetësore në linjën “Alo mjek” u është dhënë këshillë mjekësore dhe terapi adekuate simptomatike.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm