E mërkurë, 18 Qershor, 2025
29.8 C
Skopje

Në ankand 100 veshje dhe aksesorët e Lady Diana

Fustane dhe kapele shumëngjyrëshe, çanta, këpucë luksoze, etj., janë disa prej artikujve të Lady Dianës që do të shiten në një ankand online më 26 qershor. Shtëpia kaliforniane e ankandeve Xhuliens, organizatore e ankandit, i ka ekspozuar ato në një muze në Irlandë, ku do të qëndrojnë deri më 17 qershor. Mes veshjeve veçohet ky fustan blu prej mëndafshi dhe me lule i markës së famshme luksoze britanike Belleville Sassoon i vitit 1988.

Princesha e Uellsit e ka veshur atë në vizita jashtë vendit, në Australi, Spanjë, disa vende të Afrikës, por edhe në aktivitete të ndryshme në Britaninë e Madhe.

Pritshmëritë janë që ky fustan të shitet për 200-300 mijë dollarë. Ndërsa fustani i verdhë me lule, ekspozuar ngjitur me të, i stilistit Bruce Oldfield, i veshur nga princesha gjatë vizitës në Gjirin Persik në 1987-ën, pritet të shitet deri në 200 mijë dollarë. Në ankand është edhe fustani i martesës në 1981-shin. Ky është ankandi më i madh me 100 objekte që dikur i përkisnin Princeshës britanike që ndërroi jetë në një aksident tragjik në 1997-ën. Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për bamirësi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm