Në autostradën kalimi kufitar Tabanoc-Kumanovë, mbrëmë në ora 19.50 nëpunësit e policisë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Sopot pranë Qendrës rajonale për çështje kufitare Veri e kanë privuar nga liria D.S: (23) nga Gjevgjelia.
Gjatë kontrollit në automjetin “mercedes” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar, infromuan sot nga MPB-ja, janë gjetur katër persona emigrantë nga Nepali.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të ngrihen kallëzim përkatës.