Për shkak të ndotjes së ajrit sot në Bangkok të Tajlandës janë mbyllur rreth 200 shkolla, ndërsa autoritetet kanë ftuar njerëzit që të punojnë nga shtëpia dhe kanë kufizuar automjetet e rënda në qytet.
Bangkoku këtë mëngjes është qyteti i gjashtë më i ndotur në botë, sipas “AjKjuEr” (to IQAir).
Niveli i grimcave PM2.5, mikrogrimcave që shkaktojnë kancer, mjaft të vogla për të hyrë në qarkullimin e gjakut përmes mushkërive, arriti në 122 mikrogramë për metër kub.
Më parë, autoritetet tajlandeze lejuan punën nga shtëpia me qëllim të uljes së ndotjes.