KOHAKOHAKOHA
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Në çdo rrugë të re do të vendosen hidrantë
Share
Font ResizerAa
KOHAKOHA
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
  • Sport
  • Video
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Aktuale

Në çdo rrugë të re do të vendosen hidrantë

19.01.2023
Share
SHARE

Lulzim Shaqiri, përfaqësues i Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë, nënvizon se vendosja e hidrantëve do të jetë një zgjidhje e mirë që në të ardhmen intervenimi të bëhet në kohë në rast të zjarreve. Nga njësia e zjarrfikësve thonë se në Tetovë ka disa hidrante që janë funksionale por nevojiten edhe tjerë

 

Urim HASIPI

Tetovë, 19 janar – Në territorin e komunës së Tetovës ekzistojnë hidrantë,prej të cilëve pjesa më e madhe janë jofunksional. Këta hidrantë në raste urgjente sidomos gjatë zjarreve do të ishin në shërbim të njësisë së zjarrfikësve për shuarje më të shpejtë të zjarrit. Së fundmi komuna e Tetovës përmes Ndërmarrjes Publike Komunale dhe Njësisë së Zjarrfikësve është duke u marrë me këtë problematikë që në çdo rrugë që rregullohet të vendosen hidrantë. Lulzim Shaqiri, përfaqësues I Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë, nënvizon se vendosja e hidrantëve do të jetë një zgjidhje e mirë që në të ardhmen intervenimi të bëhet në kohë në rast të zjarreve.

Advertisements

“Mungon regjistër dhe mos azhurim i të dhënave të ekzistencës së hidrantëve dhe ka vende ku nuk ekzistojnë aspak hidrantë në rrjetin e ujësjellësit në brendi të qytetit si dhe në zonat përreth. Pra, nëse kemi zjarr të madh në Malin Sharr, ne nuk kemi hidrante ku do të mundin që njësia e zjarrfikësve të mbushnin cisternat me ujë dhe shpejtë të shuhet zjarri. Ne pasi që kemi rrjet të ujësjellësit, pastaj çdo fshat ka rrjetin e vet të ujësjellësit dhe mundësitë janë që të krijohen hidrante. Kamionët e zjarrfikësve nëse intervenojnë në ndonjë fshat në malësi, do të duhet që të mbushen me ujë dhe të shkojnë atje dhe humbet shumë kohë, kurse nëse do të kishte hidrante intervenimi do të ishte efektiv. Kjo duhet të vlejë edhe për komunat rurale që edhe nëpër ato fshatra të ketë hidrantë të ujit. Kryetari I komunës së Tetovës ka dhënë një rekomandim që të bëhet një mapim të hidrantëve të qytetit ku janë dhe në bashkëpunim me njësinë e zjarrfikësve, kemi vullnet që të realizojmë këtë”, thotë Lulzim Shaqiri.

Nga njësia e zjarrfikësve thonë se në Tetovë ka disa hidrante që janë funksionale, por nevojiten edhe tjerë.  “Në komunën e Tetovës kemi disa hidrante që për momentin janë funksional dhe me ujë teknik. Kur ndërtohen rrugë, në gjithë ato pjesë janë vendosur hidrantë dhe për ne si njësisë e zjarrfikësve janë shumë të nevojshëm sidomos në rrugë jo të kalueshme, sidomos në pjesët e larta të qytetit ku është e vështirë qasja me kamion. Ka hidrante, por një pjesë e tyre janë jofunksional për arsye se nuk janë mirëmbajtur. Punohet tashmë që ato hidrantë që do të vihen në funksion të jenë me ujë teknik dhe jo me ujë të pijshëm. Është mëse e nevojshme që edhe në komunat rurale të vendosen, shembull ka një në komunën e Tearcës, por hidrantë duhet të ketë çdo fshat”, thotë Avni Ameti, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë.

Përveç intervenimeve për shuarjen e zjarreve, hidrantët janë të nevojshëm edhe për pastrimin dhe larjen e rrugëve në Tetovë. Dy hidrante janë vendosur tashmë me rikonstruimin e rrugëve, në “Strasho Pinxhur” dhe në rrugën “Sami Frashëri”. (koha.mk)

E.A. 19.01.2023 19.01.2023
Share This Article
Twitter Email Copy Link Print
Previous Article Kredi evropiane edhe për bërllokun
Next Article A mundet që gjendja ekonomike ta rrëzojë Erdoganin?

Përzgjedhja e redaktorit

TREGUES I VARFËRISË: Shpenzime rekord për ushqime, më të shtrenjtët në rajon dhe Evropë (TABELA)

Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. Për shembull, për argëtim…

Serbët në Kosovë, Bosnje e Mal të Zi armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe

Ish-politikani serb, Nenad Çanak, ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse…

THORACENTEZA: Nxjerrja e lëngut nga mushkëria: Çfarë duhet të dini?

Thoracenteza është një procedurë minimalisht invazive që përfshin futjen e një gjilpëre në hapësirën pleurale rreth mushkërive. Qëllimi është të…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktuale

Me punësime partiake nis fushata parazgjedhore!

Politologu Viktor Jakimovski, për gazetën KOHA, ka deklaruar se nuk është sekret që me afrimin e procesit zgjedhor rriten punësimet…

Aktuale

Shteti injoron kërkesat e zjarrfikësve të Tetovës

Kryesisht edhe në këtë aspekt njësia kundër zjarrit është furnizuar me donacione sidomos nga mërgimtarët tanë që jetojnë në vendet…

Aktuale

QENDRA E EDUKIMIT SI NJË MODEL SUKSESI! “SkyLab” sjell FIRST LEGO LEAGUE DISCOVER në Shkup

Në vetëm tetë muaj qendra e edukimit Sky Lab arriti që katër nga nxënësit e saj të kualifikohen në raundin…

Aktuale

Studentët me nevoja të veçanta përballen me vështirësi në fakultete

Shkup, 1 dhjetor - Në prag të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të posaçme, 3 dhjetori, Zyra e Avokatit…

  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Në çdo rrugë të re do të vendosen hidrantë
Share
KOHAKOHA
  • Ndryshe me
  • Reth nesh
  • Impresumi
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Arkivi PDF
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se ju pajtoheni me këtë, por ju mund të zgjidhni nëse doni. [Cookie_butoni] [cookie_linku]
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
SAVE & ACCEPT
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?