E martë, 11 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Ne dhe serbët!

Nga Vedat MEMEDALIU

15 viktima në tragjedinë e Novi Sadit dhe, serbët – të udhëhequr nga studentët, me muaj po i dridhin themelet regjimit të Vuçiçit. Disa zyrtarë të arrestuar që në nëntor, me kryetar të Novi Sadit dhe kryeministër të dorëhequr, protestuesit duket se duan ta ndërrojnë mendësinë e politikës dhe regjimeve. Shkurt, serbët duan përgjegjësi dhe dinë si ta marrin!

E tek ne në Maqedoni? Në Tetovë, para tre vite e gjysmë, 14 pacientë u dogjën për së gjalli në spital-kontejnerët e Koço Angjushevit dhe Venko Filipçes. Angjushevit syri “tërr” nuk i bëri. Filipçes as dorëheqja nuk iu pranua, ndërsa sot udhëheq partinë më të madhe opozitare maqedonase! U shpërblye në vend se të kalbet në burg! Fajtor sot e kësaj dite ka mbet një karikues telefoni.

Ndodhi “Durmo Tursi” me 16 viktima ashtu sikurse “Besa Trans” me 45 viktima! Fajtorë janë shpallur dy shoferët e ndjerë – askush tjetër!

BDI as atëherë e as tani nuk e ka drejtuar gishtin ndaj fajtorëve kryesor. VLEN-i si opozitë (atëherë të ndarë në parti) “ulërinte” për të heshtur tani kur janë pjesë e pushtetit! Dhe ne – populli (bashkë me studentët) vazhdojmë të heshtim. Heshtim sepse jemi të njëjtë në mendësi si pushteti, ashtu edhe si opozita!

Këta i meritojmë, kështu na meritojnë!

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm