Rezultati? Tashmë në sondazhe kryesojnë tre “të jashtëm” në politikë. E gjithë kjo reflekton kolapsin e partive të pasluftës në Francë, majtas dhe djathtas, të përndjekura prej dekadash nga dështimi në gjetjen e një zgjidhjeje për papunësinë në vend (mbi 10 për qind në nivel kombëtar, 24% mes të rinjve). Paradoksalisht, pabarazia në Francë është më e ulët se sa në Britani, Gjermani dhe SHBA. Shteti social francez ka shërbyer si zbutës i efekteve shkatërrimtare të krizës së vitit 2009. Megjithatë, zemërimi popullor ndaj elitës pariziene, si dhe skandalet financiare, janë ndjerë fort Pas më pak se dy javësh, Franca do të shkojë në zgjedhje, rezultati i të cilave do të japë formë Francës dhe BE-së, shkruan sot The Guardian, në një editorial. Sipas të përditshmes britanike, janë zgjedhje, të cilat do të kenë një efekt të madh mbi matricën e marrëdhënieve evropiane, sidomos në një moment kur po ndihet gjithnjë e më shumë fillimi i Brexit. Gjatë kësaj fushate, gara për në Elyse është bërë gjithnjë e më paparashikueshme. Ajo që deri pak javë më parë, dukej si një garë e cila po ngushtohej tek Marine Le Pen e ekstremit të djathtë dhe Emmanuel Macron, një kandidat centrist, tashmë po zhvillohet drejt një raundi të parë me katër kandidatë, ku përfshihen i djathti François Fillon dhe radikali i majtë, Jean-Luc Melenchon. Skenari më “i frikshëm”, sipas The Guardian, do të ishte një garë kokë më kokë mes Le Pen dhe Melenchon. Gjë që i bën me të vërtetë reale, shanset që të kemi një kapitull të ri, pas atyre të Brexit dhe zgjedhjes së Donald Trumpit. Për momentin, elementi më dinamik që po ndryshon është forcimi i Melenchon. Duke shfrytëzuar pakënaqësitë ndaj establishmentit, si dhe dobësinë e fushatës së socialistëve për Benoit Hamon, Menelnchoni po ofron një listë dëshirash, që nga rritja e taksave tek shtimi i shpenzimeve publike, që nga shtetëzimet e deri tek ndarja nga traktatet e BE-së. Të gjitha këto, të përziera me qëndrime proruse dhe antiperëndimore. Dhe në javët e fundit, Melenchon është rritur me 6 pikë në sondazhe. Rezultati? Tashmë në sondazhe kryesojnë tre “të jashtëm” në politikë. E gjithë kjo reflekton kolapsin e partive të pasluftës në Francë, majtas dhe djathtas, të përndjekura prej dekadash nga dështimi në gjetjen e një zgjidhjeje për papunësinë në vend (mbi 10 përqind në nivel kombëtar, 24% mes të rinjve). Paradoksalisht, pabarazia në Francë është më e ulët se sa në Britani, Gjermani dhe SHBA. Shteti social francez ka shërbyer si zbutës i efekteve shkatërrimtare të krizës së vitit 2009. Megjithatë, zemërimi popullor ndaj elitës parisiene, si dhe skandalet financiare, janë ndjerë fort. Le Peni dhe Macroni vazhdojnë të jenë favoritë. E para është për një Francë të mbyllur, me qëndrime proteksioniste, antiglobaliste, anti imigrantëve dhe anti BE. I dyti është për hapje dhe diversitetin, për reformën e tregut të ngurtë të punës dhe shkurtimin e shpenzimeve publike (që sot zënë 56% të GDP-së), si dhe për një rigjallërim të projektit të BE-së, bashkë me Gjermaninë. Macroni po udhëheq një fushatë optimizmi dhe rimëkëmbjeje. Por, nga ana tjetër, vota për Le Pen do të jetë e fortë. Sot, idetë e ekstremit të djathtë në Francë janë më të fuqishme se kurrë. Ka zëra për një valë mbështetjeje në shumë anë të vendit. Të shpresojmë që jo. Megjithatë, fiton apo nuk fiton, Marine Le Pen do të lërë një shenjë të fortë në Francë. Janë kohë të rrezikshme.
Artikuj të ngjajshëm
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër