Shqetësime për këtë situatë ka paraqitur edhe kryetari i Dibrës, Hekuran Duka para anëtarëve të Këshillit komunal. Ai ka thënë se çudit fakti se, edhe pse stacioni i veterinarisë nga Demir Hisari ka ndërmarrë disa vite me radhë shumë aktivitete rreth kontrollit të popullimit të qenve endacak në komunë, përsëri ka rritje të numrit të qenve endacak
Vjollca SADIKU
Dibër, 2 janar – Tani më vite me radhë, problemi i dibranëve me qentë endacak assesi të tejkalohet. Edhe pse pushteti vendor ka ndërmarrë të gjithë masat dhe aktivitetet për tejkalimin e problemit dhe ka angazhuar edhe një stacion veterinarie nga Demir Hisari, i specializuar për këtë çështje, përsëri qyteti “vlon” nga qentë endacak. Këto kafshë zbarkojnë “brenda natës” dhe shkaktojnë probleme të shumta në sigurinë e qytetarëve, e në veçanti të fëmijëve. Komuna në kontinuitet merret me këtë problem, por qentë endacak përsëri janë prezent në disa pjesë të qytetit, si dhe në sheshin “Skënderbeu”.
Dukuria e qenve endacak në tufa, shpesh shihen nëpër rrugët e Dibrës. Rreth këtij problemi udhëheqësia e komunës shpesh kontakton edhe me institucionet e tjerë kompetente, dhe habit fakti se kur grupe të qenve endacak papritmas gjenden në periferi të qytetit, ndërkohë që askush nuk ka informatë zyrtare se nga ku vijnë dhe sillen këta qen. Shqetësime për këtë situatë ka paraqitur edhe kryetari i Dibrës, Hekuran Duka para anëtarëve të Këshillit komunal. Ai ka thënë se çudit fakti se, edhe pse stacioni i veterinarisë nga Demir Hisari ka ndërmarrë disa vite me radhë shumë aktivitete rreth kontrollit të popullimit të qenve endacak në komunë, përsëri ka rritje të numrit të qenve endacak.
“Kemi kontaktuar edhe me policinë, por nuk kemi informatë se nga vijnë këta qen”, thotë kryetari Duka. Nga ana e stacionit të veterinarisë nga Dimir Hisari, e cila është një stacion i specializuar për kontrollin e qenve endacak, realizohen aktivitete në përputhje me programin, por shqetësuese është ardhja e qenve të ri endacak edhe atë në numër të madh, ankohet i pari i Dibrës.
Të dhënat e raportit për kontrollin e popullimit të qenve endacak në zonën e Dibrës thonë se stacioni nga Demir Hisari, gjatë vitit 2024, ka realizuar regjistrimin dhe kastrimin e qenve endacak duke u vendosur qafore me ngjyrë, ka bë depistimin dhe vaksinimin kundër sëmundjeve infektive, vendosje të mikroçipit për monitorim, si dhe kanë bë sipas nevojave edhe eutanizimin. Sipas raportit, është bë edhe kastrimi dhe sterilizimi me qëllim që të mos shtohen numri i qenve endacak në Dibër.
Këto ditë, Këshilli komunal aprovoi edhe Programin për kontrollin e popullimit të qenve endacak në zonën e Komunës Dibër për vitin 2025. Nga pushteti vendor në bashkëpunim me institucionet kompetente veçmas do të punohet në zbulimin e atyre që sjellin në Dibër qentë endacak , dukuri e cila ka po ndodhë kontinutet, por për çudi – askush këtë dukuri nuk e ka vërejtur dhe zbuluar. Kur jemi tek qentë endacak, duhet të theksohet fakti se një numër shumë i madh i tyre është vendosur në deponinë e qytetit. Qentë në fjalë në këtë deponi ka mundësi të infektohen duke marrë parasysh kushtet në këtë mjedis të mbeturinave. Të dhënat e institucioneve shëndetësore thonë se në Dibër, si dhe në fshatrat e Dibrës dhe komunave përreth, ka patur kafshime, kurse para disa viteve në komunën rurale Qendër Zhupë në fshatin Ballancë një grua e kafshuar nga një qen endacak ndërroi jetë. (koha.mk)