E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
-2.2 C
Skopje

“Ne jemi perandori”- thotë Getinjo pas grabitjes që u bë në shtëpinë e Mozzikut

Reperi i njohur, Mozzik mbrëmë (16 tetor) njoftoi se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij duke vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, bizhuteri ari dhe rreth 16 armë.

Për rastin e grabitjes, rap-artisti tha se ishte njoftuar Policia e Kosovës, të cilët po punonin për zgjidhjen e rastit.

Pas njoftimi të Mozzikut, nuk ka munguar edhe një reagim nga vëllai i tij, reperi tjetër Getinjo.

Geti ka shpërndarë në InstaStory të njëjtin postim të Mozzikut, duke thënë: Hajt se një ditë do u gjej pahiri, jetës nuk i dihet”.

Më pas, Getinjo në një tjetër postim ka publikuar një foto të Mozzikut, ku ai shihej i qetë duke u relaksuar me telefon në dorë.

Ndryshe, kujtojmë që të dy vëllezërit mbesin aktiv me koncerte dhe mbrëmje muzikore, ku zakonisht janë të ftuar dhe performojnë së bashku. /Telegrafi/

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm