Rezerva valutore e Kinës në fund të dhjetorit të 2024 arriti në 3.2024 trilionë dollarë e që i bie ulje në 63.5 miliard dollarë, apo 1.94 për qind, krahasuar me fundin e nëntorit të vitit të kaluar, kjo sipas të dhënave zyrtare.
Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor tha në një deklaratë se indeksi i dollarit amerikan u rrit ndërsa çmimet globale të pasurive financiare ranë muajin e kaluar për shkak të pritshmërive të politikës monetare dhe të dhënave makroekonomike në ekonomitë e mëdha.
Për shkak të efekteve të kombinuara të faktorëve të tillë si këmbimi monetar dhe ndryshimet në çmimet e pasurive, rezerva valutore e Kinës u ul në dhjetor të vitit të kaluar, sipas deklaratës.
Ekonomia kineze ka ruajtur një funksionim të qëndrueshëm dhe ka përjetuar rritje të vazhdueshme, duke bërë përparime të forta në zhvillimin me cilësi të lartë, duke siguruar qëndrueshmërinë e përgjithshme të rezervës valutore, tha administrata.