E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Në Mynih protestohet kundër NATO-s dhe Konferencës së Sigurisë

Në Mynih ka filluar një protestë e madhe kundër NATO-s dhe Konferencës së Sigurisë së Mynihut, e cila mbahet në atë qytet nga 14 deri më 16 shkurt. Në demonstrata, pjesëmarrësit bëjnë thirrje për negociata paqësore dhe kundërshtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë dhe Izrael.

Demonstratat janë organizuar nga “Aleanca për veprim kundër Konferencës së Sigurisë së NATO-s”, e cila njoftoi se në “Konferencën e Mynihut nuk bisedohet për sigurinë dhe se e ashtuquajtura epërsi globale e Perëndimit, bazuar në ndarjen imperialiste të botës, ka sjellur deri në konflikte të shumta në mbarë botën”.

Organizatorët deklarojnë edhe se Gjermania po militarizohet gjithnjë e më shumë, ndërsa populli gjerman dëshiron politikë paqësore.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm