E enjte, 17 Korrik, 2025
24.8 C
Skopje

Në OSBE nënshkruhet Deklarata e Portos, vazhdimësi e Aaktit FInal të Helsinkit

Deklarata e Portos, e miratuar unanimisht në Sesionin Plenar të AP-së së OSBE-së, rithekson rëndësinë e vazhdueshme të Aktit Final të Helsinkit dhe ripërkushtohet për respektimin dhe promovimin e parimeve të tij, duke përfshirë respektin për sovranitetin, përmbajtjen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës, paprekshmërinë e kufijve dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Në Sesionin Plenar të AP-së së OSBE-së mori pjesë Monika Zajkova, shefe e Delegacionit, e cila theksoi se bota e sotme është larg të qenit një vend i sigurt për të jetuar dhe se për këtë arsye është më se e nevojshme të riafirmohet se mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore, veçanërisht në situata konflikti të armatosur dhe krizash humanitare, është vlerë universale e qëndrueshme dhe parakusht për zhvillim të barabartë shoqëror. Sigurisht, mjeti kryesor për të siguruar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore është sistemi ekzistues shumëpalësh dhe strukturat e tij, duke përfshirë edhe OSBE-në si organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë.

Ajo theksoi se duhet të ketë përkushtim të ripërtërirë ndaj parimeve themelore të Aktit Final të Helsinkit: të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha shteteve, të zgjidhen kontestet në mënyrë paqësore, të promovohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të ruhet dialogu edhe kur besimi është i thyer.

Duke shënuar 50-vjetorin e OSBE-së, duke u ankuar se shumë nga parimet e saj themelore të bashkëpunimit dhe dialogut janë minuar nga trendi i shpërfilljes së rregullave dhe detyrimeve ndërkombëtare, Asambleja Parlamentare e OSBE-së u bëri thirrje sot të gjitha vendeve pjesëmarrëse në OSBE të riangazhohen ndaj frymës së bashkëpunimit që frymëzoi nënshkrimin e Aktit Final të Helsinkit në vitin 1975.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së zgjodhi udhëheqësinë e re, me Pere Zhoan Pons (Spanjë) të zgjedhur për mandat dyvjeçar si kryetar i AP-së së OSBE-së. Asambleja zgjodhi gjithashtu katër nënkryetarë: Eugenio Zofili (Itali), Lusi Potuçkova (Republika Çeke), Gabor Hajdu (Rumani) dhe Irene Haralambides (Qipro). Johan Bizer (Suedi) u rizgjodh arkëtar. Tre komitetet e përgjithshme zgjodhën udhëheqësinë e tyre për vitin e ardhshëm.

Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Monika Zajkova, shefe e Delegacionit, Nikolla Micevski dhe Halil Snopçe, anëtarë, mori pjesë në Sesionin e 32-të Vjetor të AP-së së OSBE-së, i cili po mbahet nga 29 qershor deri më 3 korrik 2025 në Porto, Portugali.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së përbëhet nga 323 parlamentarë nga 57 vende nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut. Asambleja ofron forum për diplomacinë parlamentare, vëzhgimin e zgjedhjeve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur angazhimet e OSBE-së në çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, të të drejtave të njeriut dhe mjedisit jetësor.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm