Rreth tetëdhjetë gjetje epokale, objekte arkeologjike jashtëzakonisht të vlefshme, janë gjetur gjatë hulumtimit të nekropolit arkaik të shekullit të gjashtë para erës sonë në lokacionin Rasnica në hyrjen e fshatit të Strugës, Koroshishtë
Një helmetë bronzi me prarim, një mburojë bronzi, perla qelibar dhe qelqi, gjilpëra argjendi, një kazan me piedestal, unaza ari dhe fletë metalike me forma dhe dekorime të ndryshme janë vetëm disa nga objektet e gjetura në gërmimet, të cilat u prezantuan në publik sot.
Bëhet fjalë për dy varre, njëri prej të cilëve ka përmasa shtatë me katër metra, pesë metra i thellë, që sipas artefakteve dhe aksesorëve të gjetur, tregon se i përkiste një pjesëtari të një familjeje elite që sundonte rajonin në atë kohë. Sipas arkeologëve, ajo që është e rëndësishme është se një nga dy varret është zbuluar në formë të paprekur, pra është hapur për herë të parë pas një periudhe mbi 2500 vjeçare.