Nga Qyteti i Shkupit informojnë se nesër në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinfektim ajror i zonës së Qytetit të Shkupit kundër mushkonjave.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit janë të favorshme, në të njëjtën kohë.
Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.