Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), gjatë muajit tetor të vitit 2023 janë dhënë 325 leje ndërtimi që është për 12.9 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7 539 575 mijë denarë, që është për 47.7 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Vlera e zvogëluar është për shkak të miratimit të lëshuar për ndërtimin e hekurudhës Beljakovc – Kriva Pallankë në të njëjtin muaj të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 187 (57.5 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 80 (24.6 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 58 (17.8 %) objektet për rikonstruim. Nga gjithsej 325 objekte, te 175 (53.9 %) si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 150 (46.1 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 790 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 71 091 m2.