E mërkurë, 19 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Në zgjedhje duhet të matemi, bojkoti i bën dëm BDI-së

I pyetur për krizën politike që paralajmëroi nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani, në rast se preket gjuha shqipe nga Gjykata Kushtetuese, Izet Mexhiti nga VLEN tha se “BDI nëse nuk reformohet, nuk ka se pse të garojë në zgjedhje”, tha Mexhiti. Në lidhje me paralajmërimet për bojkot të zgjedhjeve lokale, në rast se preket gjuha shqipe në Kushtetuese, Mexhiti tha se me këtë BDI do t’i bënte dëm vetes.

“Jo, edhe nëse bojkotojnë, vetëm vetes së tyre i bëjnë dëm. Nuk munden asgjë tjetër. Së pari, bojkoti do të thotë në Bashkimin Evropian, edhe te partnerët tanë strategjik, nuk do ta përshëndesin këtë. E dyta, nuk ka asnjë arsye, pse të bojkotojnë? Nëse ata tërë kohën kërkojnë legjitimitet, pikërisht janë zgjedhjet ku duhet të matemi, deri sa afrohen zgjedhjet, gjithë kohës kërkonin zgjedhje të parakohshme, tani kur afrohen zgjedhjet, ngadalë bëjnë thirrje për bojkot”, tha Mexhiti, kryetar i LD-së.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm