Londër, 17 nëntor – Prefekti i Londrës, Sadik Han u bëri thirrje banorëve të SHBA-së, të cilët janë të zhgënjyer nga fitorja e republikanit Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale që të shpërngulen në kryeqytetin britanik, shkruan gazeta “Ivning standards”, transmeton koha.mk. “Mora vesh se një numër i madh në kërkuesin Google e kanë parashtruar pyetjen se si të emigrojnë. Nëse njerëz të talentuar nga SHBA-ja dëshirojnë të vijnë këtu në Londër, porosia ime është e thjeshtë, Londra është e hapur”, tha Han. Pas fitores së Trampit u kumtua se një numër i madh i amerikanëve kanë filluar të hulumtojnë si të emigrojnë në Kanada, që shkaktoi rrëzim të uebsajtit të shërbimit kanadez të migracionit. Han u propozoi që ta shqyrtojnë mundësinë të shpërngulen në Londër. “Ueb faqja ynë nuk do të rrëzohet”, shtoi ai.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër