E mërkurë, 15 Janar, 2025
0.8 C
Skopje

Nga 7 janari në Aeroportin e Damaskut do të ketë fluturime ndërkombëtare

Damask, 4 janar- Drejtoria për Aviacion Civil të Sirisë ka njoftuar se nga 7 janari në aeroportin kryesor të Damaskut sërish do të ketë fluturime ndërkombëtare.

Agjencia Siriane e Lajmeve, gjithashtu,  raportoi  se fluturimet ndërkombëtare civile për në Damask dhe nga Damasku do të vazhdojnë javën e ardhshme pasi u anuluan kur forcat e opozitës e morën aeroportin muajin e kaluar.

“Njoftojmë se nga e marta do të fillojmë të pranojmë fluturime ndërkombëtare për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut”, theksohet në kumtesën e Drejtorisë  Siriane të Aviacionit Civil, të cituar nga agjencia, e cila vuri në dukje se aeroplanët me ndihmë ndërkombëtare tashmë po ulen në Siri.

Paraprakisht këtë javë, kompania ajrore e Katarit “Katar Ervejs” njoftoi se nga ae marta do t’i rifillojë fluturimet për në Damask.

Fluturimet vendase në aeroportin në Damask rifilluan më 18 dhjetor, dhjetë ditë pasi u rrëzua më 8 dhjetor  presidenti i atëhershëm Bashar al Asad, i cili sundoi Sirinë për më shumë se dy dekada dhe u largua nga vendi ndërsa rebelët përparuan drejt kryeqytetit sirian.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm