E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Nga “Jahja Kemal” në Harvard!

“Mund të themi se jemi ndoshta shkolla e vetme në Republikën e Maqedonisë e Veriut ku nxënës nga kombësi të ndryshme, si maqedonas, turq, shqiptarë dhe nxënës nga 11 kombësi të tjera, mësojnë në të njëjtën klasë ku çdo individ ka të drejta të barabarta për arsim cilësor”, tregon Tauk

Besa IBRAIMI

Shkup, 14 prill – E themeluar në vitin 1996 me vendim të Qeverisë së asaj kohe, Shkolla e Mesme Publike “Jahja Kemal” vazhdon të ofrojë arsim pa ndërprerje për 29 vjet, ndërkohë që ka shënuar suksese të mëdha arsimore, duke u bërë kështu një ndër institucionet arsimore më të preferuara në vend. Sot, numri i nxënësve në kopshtet, shkollat fillore dhe gjimnazet e “Jahja Kemal” është në rritje të vazhdueshme, ndërsa vazhdon të mbetet shkolla e parë dhe më e madhe private në Maqedoninë e Veriut. Syrija Tauk, përfaqësues i kësaj shkolle, thotë për gazetën KOHA se “Jahja Kemal” ka arritur suksese të dukshme në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, Olimpiada, projekte dhe aktivitete, duke e përfaqësuar me krenari Maqedoninë e Veriut gjithandej ku merr pjesë.

DCIM/100MEDIA/DJI_0094.JPG

“Janë regjistruar shumë medalje ari, argjendi dhe bronzi në gara evropiane dhe botërore në fushat e matematikës, fizikës, kimisë, filozofisë dhe biologjisë. Madje, shkolla jonë ishte e para në Maqedoninë e Veriut që dërgoi studentë në universitete prestigjioze botërore si Harvard, MIT, Mynih, Oxford, ETH, Cambridge dhe të tjera, dhe ky trend vazhdon edhe sot. Për këtë arsye, jemi krenar për kontributin që shkollat ‘Jahja Kemal’ kanë dhënë në arsimin maqedonas dhe për arritjet që kemi bërë. Ne garojmë me botën për Maqedoninë. Prandaj, vazhdojmë të punojmë për arritje edhe më të mëdha”, thotë Tauk, ndërsa shton se nxënësit e kësaj shkollë janë individë që pranojnë parimet e tolerancës dhe dialogut në të gjitha fushat dhe respektojnë vlerat njerëzore.

“Arsimi në një mjedis multietnik u mundëson atyre të zhvillojnë zakone bashkëjetese, të rriten si individë të lumtur dhe të suksesshëm dhe të kontribuojnë në kulturën maqedonase dhe botërore. Vizioni i shkollës sonë është të edukojë të rinjtë, t’i ndihmojë ata të bëhen individë që respektojnë pikëpamje të ndryshme, kanë vlera morale të larta dhe janë angazhuar socialisht. Kjo kontribuon në ngritjen e brezave të rinj dhe të lirë që mund ta përfaqësojnë Maqedoninë në botë si një vend modern, të drejtë dhe demokratik”.

Por, çfarë e dallon “Jahja Kemal” me shkollat tjera të mesme në Maqedoni dhe, pse një prind do të duhet vendosë ta regjistrojë fëmijën e tij këtu?

“E para, ndoshta dhe më e rëndësishmja është se shkolla jonë përmbahet rreptësishtë ndaj programeve zyrtare mësimore për arsimin e mesëm të shpallura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit e Maqedonisë së Veriut. Mësimi realizohet në përputhje me këto programe. Në këtë kuadër, ata që janë të angazhuar në planifikimin dhe organizimin e mësimit punojnë në koordinim me MASH-in dhe BZHA, si dhe me Qendrën e Provimeve Shtetërore, duke u siguruar që gjithçka të përputhet me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit, duke ndjekur mundësitë dhe risitë për një arsim më të mirë dhe më cilësor. Prandaj, nxënësit që përfundojnë shkollën tonë, përshtaten lehtësisht dhe e vazhdojnë arsimin e tyre në universitete në Maqedoni dhe në botë”, tregon Tauk.

Në shkollën tonë, vijon më tej ai, një pjesë e madhe e mësimit realizohet në gjuhën angleze. “Nxënësit tanë zhvillojnë aftësinë e tyre për të folur dhe shkruar në anglisht deri në nivelin më të lartë. Përveç kësaj, ata kanë mundësi të mësojnë gjuhë të tjera të huaja si turqisht, gjermanisht, etj. Gjithashtu, siguria e nxënësve është shumë e rëndësishme në shkollën tonë – veçanërisht, ne i kushtojmë një vëmendje të madhe disiplinës dhe rendit në shkollë. Në shkollën tonë, gjithashtu, i jepet shumë rëndësi aktiviteteve sociale si klubet studentore, udhëtimet kombëtare dhe ndërkombëtare, bisedat mbi karrierën, shënimi i ditëve të rëndësishme të Kombet e Bashkuara, ngjarjet prind-nxënës, etj”.

Burimi më i madh i krenarisë për stafin e shkollës “Jahja Kemal” është edukimi i individëve që bëhen qytetarë të botës duke ofruar një mjedis ndërkombëtar dhe multietnik arsimor. “Mund të themi se jemi ndoshta shkolla e vetme në Republikën e Maqedonisë e Veriut ku nxënës nga kombësi të ndryshme, si maqedonas, turq, shqiptarë dhe nxënës nga 11 kombësi të tjera, mësojnë në të njëjtën klasë ku çdo individ ka të drejta të barabarta për arsim cilësor”, tregon Suriya Tauk, ndërsa shton se bashkëpunim të ngushtë “Jahja Kemal” ka me të gjitha institucionet arsimore në Maqedonisë në Veriut.

“Para së gjithash, ky bashkëpunim zhvillohet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendrën e Provimeve Shtetërore, Inspektoratin e Arsimit Shtetëror, si dhe me shkolla të ndryshme të mesme, shkolla fillore dhe institucione parashkollore. Ky bashkëpunim afatgjatë dhe i suksesshëm ka një rol të rëndësishëm në procesin e përgatitjes, organizimit dhe realizimit të planeve dhe programeve mësimore. Ai është gjithashtu kyç në fushën e këshillimit, zhvillimit profesional, si dhe në përputhjen me orientimet ligjore arsimore. Një nga sfidat me të cilat përballemi është nevoja për mbështetje më të madhe dhe më të rregullt në zhvillimin profesional të mësuesve. Ne mendojmë se është e rëndësishme të stimulohet pjesëmarrja më e madhe e mësuesve tanë në seminare dhe trajnime të organizuara nga Ministria e Arsimit, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra e Provimeve Shtetërore dhe Inspektorati i Arsimit Shtetëror. Kjo do të mundësojë zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve dhe përmirësimin e procesit mësimor”.

Pavarësisht këtyre sfidave, Tauk thotë se angazhimi për arsimin me cilësi të lartë dhe bashkëpunimi konstruktiv me institucionet përkatëse u mundëson të përmirësojnë vazhdimisht standardet tona arsimore.

“Shkollat ‘Jahja Kemal’ kanë arsimin fillor tashmë 10 vjet. Si shkollë e parë private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që prej 29 vjetësh jemi pjesë e sistemit arsimor dhe i ndjekim aktivisht të gjitha ndryshimet në programet mësimore, reforma dhe koncepte në arsimin fillor dhe të mesëm. Me kërkesë të qeverisë së asaj kohe, ne filluam me arsimimin pilot në arsimin fillor. Dhe sollëm novacione dhe përsëri treguam suksese në të gjitha nivelet”, tregon përfaqësuesi i shkollave “Jahja Kemal”, ndërsa përmend investimet dhe risitë për vitin e ri shkollor.

“Që nga shtatori, për herë të parë në shkollat tona të mesme do të hapen paralelë me drejtim matematikë-informatikë. Në këtë drejtim do të ketë 4 orë programim dhe 4 orë matematikë çdo javë. Poashtu, Këshilltari për karrierë ka filluar të punojë në çdo shkollë tonë për t’u ndihmuar nxënësve tanë të planifikojnë karrierën e tyre duke filluar nga klasa e 6-të. Ky këshilltar është trajnuar nga kompania METACAREER dhe ndihmon në testimin e aftësive të nxënësve për të zbuluar cilat janë anët e tyre më të forta. Gjithashtu, nga klasa e 3-të në shkollën fillore deri në vitin e 3-të të shkollës së mesme, të gjithë nxënësit do të punojnë në projekte për të përmirësuar mësimin e tyre. Të gjitha projektet do të vlerësohen më parë në shkollë me emrin FirSTep Project, dhe më pas do të konkurrojnë në garën kombëtare FirSTep Grand Final, ndërsa më të mirët do të marrin pjesë në gara ndërkombëtare dhe do të përfaqësojnë vendin tonë”, shton Tauk, ndërsa përmend edhe organizimin e një gamë të gjerë aktivitetesh klube nga mësuesit, trajnerët profesionalë dhe nxënësit vullnetarë si Klubi i Robotikës, Klubi i Volejbollit, Klubi i Vullnetarëve, Klubi i Debatit, Klubi i Gazetarisë, Klubi i Biçikletave dhe Alpinizmit, Klubi i Arteve.…”.

Ndryshe, shkollat “Jahja Kemal”, ndryshe nga shkollat tjera, përdorim platformën “MyEduCare” për informimin e prindërve – platformë kjo që ofron funksione si informim në kohë reale, shënime, mungesa, teste, detyra shtëpie dhe komunikim direkt me mësuesit.

AMBIENT KOMOD, MODERN DHE I PAJISUR MIRË

Për të përmirësuar cilësinë e arsimit në shkolla, “Jahja Kemal” ka nis projektin e ashtuquajtur “Koordinatorët e arsimimit”. Bëhet fjalë për angazhimin e mësuesve ekspertë si koordinues të arsimit. Këta koordinues, siç tregon Syrija Tauk, drejtojnë fusha si përmirësimi i cilësisë së arsimit në shkollë, mësimi i lëndëve, trajnimi i mësuesve dhe zhvillimi i projekteve edukative.

“Gjithashtu dizajni i bibliotekave të shkollave është rinovuar me qëllim që të ofrohet një mjedis ku nxënësit e shkollave të mesme mund të studiojnë dhe nxënësit e shkollave fillore janë të detyruar të lexojnë në bibliotekë një orë çdo javë. Krijohet një ambient komod, i pajisur mirë dhe modern për bibliotekën, që do të tërheqë vëmendjen e nxënësve. Kampi sportiv në shkolla do të rinovohet me dysheme goma dhe fusha për mini-futboll. Deri në shtator do të hapet edhe një fushë lojërash me një sipërfaqe prej rreth 2000 m² dhe do të dizajnohet për të përmbushur kërkesat e nxënësve të të gjitha grupeve të moshës. Gjithashtu, shkolla ka realizuar investime të mëdha në hapësirat për aktivitetet jashtë orarit të mësimit dhe planifikon zgjerimin me një salla konferencash dhe një salla konsultimesh, për t’u mundësuar studentëve dhe prindërve më shumë mundësi interaktiviteti”, thotë Tauk.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm