E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Nga mbi 10 mijë sa ishin në 1999, në Medvegjë zyrtarisht kanë mbetur 905 shqiptarë!

Shqiptaret e Luginës së Preshevës pas dy protestave masovike, në Bujanoc dhe Preshevë, do të protestojnë sërish kundër shtypjes sistematike të të drejtave kombëtare të shqiptareve etnik në këtë pjesë të Evropës, popullatë kjo më e varfër dhe më e diskriminuar në Evropë. Para vitit 1999, në Serbi kishte rreth 200.000 shqiptarë, ndërkohë që tani ky numër është ulur dukshëm. Sipas rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë në vend, në të cilin kanë marrë pjesë edhe shqiptarët, janë 4927 serbë dhe 905 shqiptarë! Por, burimet shqiptare flasin se aty kane mbetur vetëm 278 shqiptarë, ndërkohë që para vitit 1999 ishin mbi 10.000. Në të gjitha shkollat shqipe në Komunën e Medvegjës momentalisht filloristë janë vetëm 47 nxënës shqiptarë. Sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, deri më tani janë pasivizuar rreth 6000 adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Përgjatë viteve të fundit, Medvegja është vënë në shënjestër të politikës serbe, duke tentuar largimin përfundimtar të çdokujt që flet shqip në ato anë. Vetëm katër viteve të fundit, autoritetet serbe kanë fshirë mbi 6 mijë shqiptarë nga regjistri civil në Medvegjë. Në regjistrimin e vitit 2011, Medvegja numëronte 7438 banorë. Tani, ndonëse pa statistika zyrtare, supozohet se në Medvegjë janë të regjistruar afërsisht vetëm 500-600 shqiptarë.

Gjëja tjetër shqetësuese mbetet po ashtu se në pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë, për një veprim të tillë shteti serb nuk lëshon fare një vendim me shkrim që dëshmon se ju është pasivizuar adresa, dmth Beogradi nuk do të lë gjurmë të dëbimit të shqiptareve që ndryshe në gjuhen e diplomacisë njihet si “spastrim etnik i fshehur”. Autoritetet shqiptare në Luginë akuzojnë se përmes “pasivizimit të adresave” të vendbanimit, shteti serb ka bërë largimin përfundimtar të shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë, duke ua pamundësuar marrjen e dokumenteve të reja, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale e madje edhe largim nga lista e votuesve, që pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje që nënkupton këta shqiptarë edhe pse janë nga Medvegja, për Beogradin zyrtar janë inekzistent!

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm