E hënë, 16 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Nga një qershori linja ajrore edhe për tre qytete të Turqisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit që nga 1 qershori është ndërlidhur me tre qytete të tjera në Turqi. Kompania ajrore AJet fundjavën e kaluar filloi të fluturojë për në Ankara, Çukurova dhe Dijarbakër, tre destinacione të reja për pushim, njoftoi operatori i aeroportit TAV Makedonia.

Fluturimet sezonale nga Shkupi për në Ankara dhe Dijarbakët do të operohen një herë në javë, fluturimet e Ajet për në Aeroportin e Çukurovës dy herë në javë, ndërsa deri te tre destincionet do të operohen nga 1 qershori deri në fund të shtatorit të këtij viti.

“Lidhja direkte e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit me tre destinacionet e reja në Turqi është me rëndësi të madhe në shumë aspekte, sepse secila zonë sjell përfitimet e veta. Lidhja e dy kryeqyteteve, Shkupit dhe Ankarasë, do të kontribuojë në rritjen e shkëmbimit tregtar, logjistikën e shpejtë të biznesit midis Maqedonisë dhe Turqisë, qasjen e lehtë në tregun turk, lëvizshmërinë e biznesit, shkëmbimin turistik dhe kulturor, bashkëpunimin arsimor dhe akademik, lidhjen e komuniteteve, ndërsa do të kontribuojë edhe në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe diplomatike”, thotë Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Makedonia.

Vendosja e linjës ajrore të Shkupit me Çukurovën dhe Dijarbakër, do të sjellin deri në beneficione të rëndësishme strategjike, ekonomike, turistike dhe kulturore për vendin, thonë nga TAV Maqedoni.

“Çukurova është zonë e madhe e drytshme që i përfshin Adananë, qendrën industriale dhe agrare dhe Mersin, potencial turistik, destinacion i rivierës turke mesdhetare. Ajo që është shumë e rëndësishme është që në Maqedoni ekziston popullatë e madhe me origjinë nga këto dy zona, me çka ndërlidhja ajrore do ta lehtësojë komunikimin dhe mbajtjen e lidhjeve familjare”, theksojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

Me tre destinacionet e reja, kompania ajrore AJet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të ketë gjithsej 4 destinacione, duke përfshirë edhe linjën tashmë ekzistuese deri në Stamboll, në aeroportin Sabiha Gokçen.

Në sezonin aktual veror 2025, gjithsej katër linja ajrore fluturojnë midis Turqisë dhe Maqedonisë, në gjithsej 6 qytete dhe 7 aeroporte në Turqi. Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Shën Pali Apostull i Ohrit, Turkish Airlines fluturon për në Stamboll (Aeroporti IGA); Pegasus Airlines fluturon nga Aeroporti i Shkupit për në Stamboll (Aeroporti Sabiha Gokçe), Izmir dhe Antalia, Ajet gjithashtu fluturon nga Shkupi për në Stamboll (Aeroporti Sabiha Gokçe), ndërsa Sun Express fluturon nga Shkupi për në Antalia dhe Izmir.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm