E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Ngjajnë si “mami me çunin”, por në fakt janë dy gra të martuara! (FOTO)

Po të shihni foton, e sigurt që edhe ju do jeni konfuzuar. A do t’ua merrte mendja se në fakt dy vajzat janë të martuara dhe kanë vetëm 1 vit diferencë? Lauren dhe Hannah janë martuar verën e shkuar, por ceremonia e dasmës u pasua me një sërë komentesh negative në rrjet. Shumë e quanin 30 vjeçaren “pedofile”, duke shtuar se Hannah jo vetëm që nuk duket si vajzë, por është fiks si të ishte ‘fëmija i saj’.

“Ngjan si një djalë10 vjeçar”, janë komentet mbizotëruese. Ndërkohë, Lauren insiston se Hanna është dashuria e jetës së saj dhe është 29 vjeç.

Vajzat kanë folur në intervistë për mediat e huaja, duke thënë se ndihen të bullizuara gjithë kohës. “Shkojmë në supermarket dhe njerëzit shohin Hannan dhe pretendojnë se unë jam mamaja”, shprehet Lauren. Hannah përpos moshës që nuk “ia shquajnë dot”, ngatërrohet shpesh për djalë të vogël. “E marr gjithnjë kartën e identitetit me vete, sepse më krijohen probleme kudo që shkoj”, thotë ajo.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm