Shkup, 22 shtator – Prokuroria Publike ngriti kallëzim për “përvetësim” ndaj infermieres nga Klinika e Onkologjisë e cila ka vjedhur citostatikë. E dyshuara nuk është e kapshme për organet e rendit.
“Prokuroria Publike kundër saj ka ngritur dy aktakuza për vepra penale ‘përvetësim’ në shërbim nga neni 354 i Kodit Penal. Prokuroria gjatë procedurës paraprake ka ofruar dëshmi se e akuzuara me qëllim të përfitimit të pasurisë të kundërligjshëm ka përvetësuar një numër të madh të ampulave me qëllim të ndryshëm në vlerë të përgjithshme prej 59.760 denarë që i janë besuar në shërbim. Ajo i ka nxjerrë ampulat nga vendi i punës, e më pas i ka lënë në veturë me qëllim që t’ia dorëzojë një personi tjetër”, sqarojnë nga Prokuroria për MIA-n.