Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi një video për ndërtimin e rrugës eksprese Gradsko-Prilep dhe përfitimet nga kjo, duke potencuar se në mënyrë të konsiderueshme është përmirësuar siguria dhe u zvogëlua koha e udhëtimit.
Nikollovski theksoi se rruga eksprese është përgjigje e premtimit për zgjidhje moderne dhe të sigurtë rrugore, me të cilën zvogëlohet koha e udhëtimit.
“Ndërtuam autostradën Gradsko – Drenovë – Farish (Prilep). Premtuam para qytetarëve të Prilepit, Manastirit, Resnjës, Krushevës, Mogillës, Novacit, Krivogashtanit dhe të gjithë rajonit të Tikveshit se do të ndërtojmë një zgjidhje moderne dhe të sigurt rrugore dhe kjo autostradë është përgjigja e asaj që premtuam. E kemi përfunduar rrugën nga Drenova në Farish, e cila është pjesë e rrugës Gradsko – Prilep. Me një gjatësi prej 25 kilometrash, kjo rrugë përmirëson ndjeshëm sigurinë dhe zvogëlon kohën e udhëtimit nga Shkupi në Prilep dhe Manastir. Vazhdojmë të ndërtojmë Maqedoninë 🇲🇰”, shkroi zëvendëskryeministri Nikoloski në Fejsbuk