E martë, 17 Qershor, 2025
20.8 C
Skopje

Nis Panairi i Përgjitshëm Ndërkombëtar në Prishtinë

Sot, me fillim nga ora 11:00 në ambientet e Prishtina Mall, ka nisur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës

 

Ky panair, i cili do të zgjasë për tre ditë, është një ngjarje e rëndësishme ekonomike, duke ofruar një platformë të pasur për zbulimin e produkteve, shërbimeve dhe inovacioneve të reja nga një gamë e gjerë sektorësh ekonomikë.

Gjatë tri ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë produkte të dizajnuara për të shfaqur risitë më të fundit dhe ofertat unike nga sektorë të ndryshëm, duke përfshirë teknologjinë, bujqësinë, industrinë e prodhimit, turizmin dhe shumë të tjera.

Paniri “Prishtina 2025” ka për qëllim të mbështesë dhe zhvillojë të gjitha aspektet e ekonomisë, duke mbledhur së bashku ekspozues nga Kosova, rajoni dhe bota, teksa OEK ka ftuar të gjitha bizneset e interesuara të marrin pjesë në këtë ngjarje madhore.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm