E shtunë, 24 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Nis shitja e biletave të fundit për ndeshjen Turqi-Kosovë

Shkup, 7 nëntor – Ka nisur shtija e biletave të fundit për ndeshjen Turqi-Kosovë, e vlefshme për eliminatorët e Botërortit “Rusi 2018”. Ndeshja do të luhet në stadiumin Antalya më 12 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim me shkrim, Federata Turke e Futbollit (TFF), ka konfirmuar se shitja e biletave online ka përfunduar dhe se tashmë ka nisur shitja e biletave në biletari.

Sportelet janë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 18:00 sipas orës lokale. Një person mund të blejë jo më shumë se 4 bileta. Çmimet e tyre fillojnë nga 15 lira deri në 50 lira.

Nga ana tjetër, në një postim në rrjetet sociale “Milli Takımlar” e cila është pjesë e TFF, ka deklaruar se 800 biletat e fundit janë nxjerrë në shitje.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm