E mërkurë, 15 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Niveli i ujit në liqenin e Ohrit është 14 centimetra nën mesataren

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, sipas matjeve të sotme të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, është 693.21 metra mbi nivelin e detit ose 14 centimetra nën mesataren për janar.

Gjendja me nivelin negativ të ujit të liqenit  shënon përmirësim të caktuar, pasi në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar niveli i ujit u ul dy centimetra nën minimumin e lejuar të përcaktuar në 693.10 metra.

Megjithatë, lëvizja e nivelit të ujit në liqen ka pasoja negative në shumë aspekte, por më së shumti reflektohet në pjesën bregdetare, e cila është më e rëndësishmja në ekosistemin liqenor.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm