E shtunë, 15 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Një 22 vjeçare nga Shkupi është goditur nga një shofer taksie

Njëzet e dy vjeçare nga Shkupi dje është goditur nga një shofer taksie pasi nuk ka pranuar për transport nga qendra e qytetit në Çair të paguajë 700 denarë

 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informuan se rreth orës 05:15, 22-vjeçarja E.T. Ajo ka hipur në një taksi pa shenja dhe pasi kanë zbritur në Çair, ku është dashur të zbresë, shoferi i ka kërkuar të paguajë 700 denarë, të cilën ajo e ka refuzuar me arsyetimin se janë shumë para.

Në momentin kur ka filluar të dalë nga automjeti, shoferi e ka ndezur automjetin pas çfarë vajza është rrëzuar, ndërsa ai është kthyer mbrapsht me automjetin dhe e ka goditur.

“E.T. ka kërkuar ndihmë mjekësore në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” theksohet në informacionin e publikuar në buletinin ditor të MPB-së.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm