E hënë, 17 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

Një 24-vjeçar nga Radusha rreh partneren dhe dy fëmijët e saj

Më 07.03.2025, në orën 19:00, në Stacionin Policor të Çairit është raportuar një rast i rëndë dhune në familje, që ka ndodhur më herët gjatë ditës në lagjen Aerodrom.

Një 39-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur janë hedhur nga një automjet i drejtuar nga partneri i saj jashtë martese, F.F. (24) nga fshati Radushë.

Të tre u dërguan në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku u konfirmua se kishin pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas dëshmisë së gruas, F.F. i kishte dhunuar vazhdimisht për tre ditë në një shtëpi në fshatin Vizbeg, duke i goditur me një mjet të fortë.

Policia arrestoi F.F., si dhe babanë e tij, I.F. (68), i cili gjatë ndërhyrjes sulmoi policët me sëpatë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen padi penale për të dy të dyshuarit

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm