E shtunë, 9 Nëntor, 2024
0.8 C
Skopje

Një aeroport vendos kufi kohor për përqafimet

Aeroporti “Dunedin” në Zelandën e Re ka nxitur debat në botë me shenjën e re që ka vendosur për kufizim 3-minutësh të përqafimeve, ndërsa ka bërë të ditur se për më gjatë njerëzit mund të shfrytëzojnë parkingun e veturave që ofron 15 minuta pa pagesë.

Drejtori i aeroportit, Daniel De Bono, ka arsyetuar këtë me një studim që sugjeron se përqafimi 20 sekonda është i mjaftueshëm për të ngritur “hormonin e dashurisë” dhe ka shtuar se lëvizja më e shpejtë e njerëzve u lejon edhe të tjerëve të marrin më shumë përqafime.

Shenja është bërë virale në Facebook nga ata që e shpërndanë. Disa janë shprehur në komente se kufizimi është i padrejtë e disa të tjerë kanë thënë se kjo duhet të bëhet në të gjitha aeroportet e botës, shkroi “express.co”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm