Mbrëmë në orën 23:30 u dogj një automobil në rrugën Strumicë-Dabile, njoftuan nga NJTZ Strumicë
Sipas informatave të zjarrfikësve, në shuarjen e automobilit të djegur kanë marrë pjesë një automjet i zjarrfikësve dhe pesë zjarrfikës, të cilët kur kanë mbërritur në vendin e zjarrit veçse ishte në fazën e djegies.
Në informacion shtohet se zjarri për një kohë të shkurtër është lokalizuar dhe shuar, ndërsa është shkaktuar dëm i madh material.