E shtunë, 15 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Një avion pasagjerësh në Korenë e Jugut është përfshirë nga flakët e zjarrit, pa pasoja në njerëz

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur (sipas orës lokale të Koresë së Jugut në orën 22:30) në aeroportin Gimhae në zonën Busan. Mësohet se pjesa e pasme e avionit shpërtheu në flakë pak para se avioni me 169 pasagjerë dhe 7 persona në ekuipazh të ngrihej për fluturim.

Avion kishte destinacion Hong Kongun. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave që shkaktuan zjarrin.

Për fat të mirë nga zjarri nuk ka pasur pasoja në njerëz.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm