E premte, 7 Shkurt, 2025
8.8 C
Skopje

Një i vrarë dhe katër të plagosur nga një “shpërthim atentat” në një bllok apartamentesh luksoze në Moskë

Një bombë ka shpërthyer të hënën në hollin e një blloku apartamentesh luksoze në Moskë.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, është vrarë të paktën një person dhe janë plagosur katër të tjerë.

Sipas mediave ruse, bomba shpërtheu pikërisht kur një burrë me truproje hyri në hollin e kompleksit “Scarlet Sails” në brigjet e lumit Moskva, vetëm 12 km (7 milje) nga Kremlini.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citoi organet e zbatimit të ligjit që e quajti shpërthimin një “atentat”.

Nuk dihet menjëherë se kush ka qenë objektivi, por agjencia tha se në mesin e të plagosurve janë edhe truprojat e të vdekurit.

Baza, një kanal Telegram me kontakte në shërbimet e sigurisë ruse, publikoi video që tregon dëme të mëdha në hollin e ndërtesës.

Në dhjetor, Ukraina mori përgjegjësinë për vrasjen e gjeneralit rus Igor Kirillov në një shpërthim bombë jashtë një pallati apartamentesh në Moskë.

Megjithatë, në rastin konkret, ende nuk ka ndonjë koment të menjëhershëm nga Ukraina.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm