E premte, 14 Shkurt, 2025
7.8 C
Skopje

Një kërkesë e re arrin në MASH: Nxënësit shqiptarë ta mësojnë maqedonishten që në klasën e parë!

Këshilli për gjuhën maqedonase kërkon që edhe nxënësit e komuniteteve tjera jomaqedonas ta mësojnë gjuhën maqedonase që në klasën e parë. Kryetarja e Këshillit për gjuhën maqedonase, Simona Gruevska – Majoska, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka thënë se një propozim i tillë tashmë është dorëzuar tek organet kompetente, shkruan gazeta KOHA.

“Këshilli për gjuhën maqedonase ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe në Qeveri për ndryshimin e planprogramit për lëndën e gjuhës maqedonase për nxënësit e komuniteteve tjera, sipas të cilit, ligjërohej nga klasa e katërt me një fond prej dy orësh në javë, ndërda kjo është e pamjaftueshme. Kërkojmë të fillohet me mësimin e gjuhës së shtetit – gjuhës maqedonase nga klasa e parë me një fond prej tre orësh në javë. Në këtë mënyrë do të ngrihet niveli i njohjes së gjuhës maqedonase si gjuhë shtetërore edhe për fëmijët e komuniteteve tjera, do të komunikojmë më mirë me njëri-tjetrin dhe do ta respektojmë Kushtetutën e shtetit”, thuhet në njoftimin e Gruevska-Majoskës. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm