Boban Markoviç ka lindur në Vladiçino Han në ish-Jugosllavi në vitin 1964, siç thotë ai, në Ditën e Shën Gjergjit. Në moshën 20 vjeçare, ai themeloi orkestrin e tij. Ka një trashëgimi muzikore, pasi gjyshi dhe babai i tij ishin trubadur. Trumbën e parë e mori kur mbushi pesë vjeç
Për gazetën KOHA, Maja Radu
Boban Markoviç, në një bisedë për mediat, ka folur së fundmi për degën e familjes së tij, çfarë do të thotë të jesh i suksesshëm dhe i pranuar në shoqëri, si ka arritur të fitojë shumë çmime dhe njohje ndërkombëtare pas disa dekadash pune në muzikë.
“Muzika ime është e qetë, e egër, e çmendur, lë pa frymë dhe i zgjat jetën atyre që e dëgjojnë. Çmimet e mia të rëndësishme janë njohja si trubaduri më i mirë i botës, dhe kjo u shpall nga një gazetë angleze, më shpallën si markë, ashtu siç është mjedra dhe rakia serbe”, thotë trubaduri Boban Markoviç. Ai ka fituar çmime në hapësirat ballkanike, është nominuar edhe si ambasador i muzikës në Guçë.
Boban Markoviç ka lindur në Vladiçino Han në ish-Jugosllavi në vitin 1964, siç thotë ai, në Ditën e Shën Gjergjit. Në moshën 20 vjeçare, ai themeloi orkestrën e tij. Ka një trashëgimi muzikore, pasi gjyshi dhe babai i tij ishin trubadur. Trumbën e parë e mori kur mbushi pesë vjeç.
Pse është e rëndësishme të dish për degën e familjes? “Familja ime është në vendin e parë dhe kjo është shenjtëria ime. Sa i përket degës së familjes, padyshim që është avantazh të dish kush ishin paraardhësit tanë. Gjenet janë një mrekulli. Unë kam trashëguar talentin nga gjyshi im, babai i nënë sime, Pavli. Ashtu më ka thënë mama se kam gjenet e gjyshit tim”, thotë trubaduri Boban Markoviç.
Në bisedë ai theksoi se është e qartë që edhe djali i tij, Marko Markoviç, ka trashëguar talentin nga ai. Në vitin 2002, ai iu bashkua orkestrës dhe u bë solist dhe aranzhues. Dajti i tij, Bratislavi, gjithashtu tregon talent të madh dhe një dashuri të madhe për muzikën, kështu që Bobani shpreson se ai do të ndjekë hapat e tij.
Vendet ku trubaduri i njohur Boban Markoviç ka luajtur janë Europa, Amerika dhe Australia. “Jam i lumtur që kam arritur shumë me punën time. Jam i respektuar në Serbi dhe më gjerë”, vazhdon bisedën Markoviç. Kur u pyet çfarë është e nevojshme që një njeri të jetë i barabartë në shoqëri, ai u përgjigj se është e nevojshme shumë punë dhe mund që të jesh më i miri. “Për të qenë të barabartë në shoqëri, duhet t’i shikosh njerëzit për të mirat dhe të këqijat e tyre dhe jo sipas kombësisë. Romët në kohët e sotme kanë kushte shumë më të mira për të jetuar. Shumë të rinj romë po përparojnë në shkollë dhe në muzikë, të cilën e kanë në gjak, jam shumë i lumtur për këtë,” shtoi ai.
Orkestra e Boban dhe Marko Markoviç konsiderohet orkestra kryesor në Ballkan për më shumë se 17 vjet. Orkestra e tyre ka rreth 20 anëtarë trubadur.